Pas Prishtinës edhe Obiliqi do të bëhet me ekran për kontrollin e cilësisë së ajrit
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka pritur në takim përfaqësuesit e kompanisë JICA, si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në këtë takim, nga ekspertët e JICA-së u prezantua projekti i zhvillimit të kapaciteteve për kontrollin e ndotjes së ajrit në Republikën e Kosovës, meqë rast u diskutua edhe për vendosjen e ekranit në qendër të Obiliqit i cili do bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.
Kryetari Gashi i ka njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë për projektet që po zhvillohen në Komunën e Obiliqit, për sfidat si komunë dhe si komunitet në aspektin e ndotjes, papërgjegjësia nga ana e KEK-ut, mosrespektimi i ligjit për Obiliqin, gjithashtu ka falënderuar ekspertët e JICA-së për kontributin e tyre në aspektin e mbrojtjes së mjedisit, në të njëjtën kohë ka mirëpritur projektin e vendosjes së ekranit në qendër të qytetit i cili do bëjë kontrollin e cilësisë së ajrit.