Pas protestave, nesër nis greva e përgjithshme në Serbi
23 janar 2025
| 16:22
Mediumi opozitar serb “N1” ka raportuar se që disa ditë është duke u bërë thirrje në Serbi për një grevë të përgjithshme të institucioneve.
Pas protestave masive, mediumi ka raportuar se do të ketë një lloj të “mosnënshtrimit civil” dhe “grevë solidarizuese”.
“Studentët u bënë thirrje qytetarëve të Serbisë për ndërprerje totale të të gjitha aktiviteteve të premten, më 24 janar. Ata thanë se termi ‘grevë e përgjithshme’ i referohet mosbindjes së përgjithshme civile” , ka raportuar ky medium.
Gjatë javëve të fundit ka pasur shumë protesta masive kundë regjimit të Aleksandër Vuçiqit, president i Serbisë. Protestat janë masivizuar për shkak të një aksidenti, ku është rrëzuar një çati e stacionit hekurudhor, duke mbetur të vrarë 15 persona.