Pas publikimit të videos të përleshjes me Haki Abazin: Vjen reagimi i Dardan Molliqajt
29 shtator 2019
| 22:43
Pas publikimit të pamjeve të rrahjes mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt ka ardhur reagimi i këtij të fundit.
Molliqaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë versionin e tij në lidhje me këtë ngjarje.
Postimi i plotë i Molliqajt :
Shumë mirë që dolën videot. Tash ndalen të gjitha spekulimet.
Një subjekt që u paraqit si viktimë dhe ndërtoi konspiracione bashkë me një televizion, po dalin hapur si mashtruesit e radhës.
Shpifin në emisione; sulmojnë vetë pas emisioneve; ikin me vrap pastaj dhe në fund tentojnë të paraqiten si viktima.
Mua më vjen keq për situatën e krijuar por asnjëherë nuk do të ndalem duke ia thënë të vërtetën secilit. Unë nuk fshihem. As nuk mashtroj. As nuk viktimizohem.
Luftoj për atë që besoj.