Pas raportimit për sulm seksual ndaj një nxënëseje, nesër protestohet para MASHTI-t
16 maj 2021
| 20:16
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nesër (e hënë) në orën 12:00 do të mbajë protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Protesta do të mbahet pas raportimit të një rasti të sulmit seksual ndaj një nxënëse të klasës së parë në Prishtinë.
Në njoftimin për media nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist thuhet se kjo protestë do t’i ketë tri kërkesa, futja e edukatës seksuale në shkolla; Ambiente të sigurta për nxënëset/it dhe Punësimi i punëtoreve/ëv socialë dhe psikologeve/ëve në të gjitha shkollat.