Pas raportit të DASH për Klimën e Investimeve, Klubi i Biznesit kërkon adresimin urgjent të gjetjeve
Raporti i sapo publikuar i Departamentit Amerikan të Shtetit adreson disa çështje të cilat po e ndikojnë negativisht klimën e investimeve në Kosovë.
Mungesa e një dialogu të mirëfilltë publiko – privat, ndërhyrjet në gjyqësor, politikat tekanjoze, dhe vendimet e shpejta dhe të pankonsultuara, siç përmenden në raport, janë çështje të ngritura edhe nga Klubi i Biznesit dhe siç edhe thuhet në raportin e DASH, këto dërgojnë mesazhe negative të investitorët.
Kosova, për të arritur rritjen e dëshiruar dhe të mundura ekonomike ka nevojë për një klimë të favorshme si për investitorë të huaj ashtu edhe vendorë dhe qeveria duhet ta bëj të pamundurën që të qojë mesazhe pozitive të secili investitor që mund të jetë potencial për Kosovën. Gjetjet e theksuara në këtë raport, fatkeqsisht e bëjnë të kundërtën, dhe këto gjetje duhet të adresohen urgjentisht.
Raportet ndërkombëtare si ky i DASH, janë pika referente kryesore se si shihet Kosova nga jashtë. Rekomandimet dhe gjetjet e këtyre raporteve do të duhej të merreshin si një platformë serioze për përmirësim dhe adoptim të politikava ekonomike në favor të një ekonomie të lirë të tregut.