Pas rasteve të fundit me Covid-19, inspektorët dhe policia kontrollojnë lokalet nëse po i respektojnë rregullat

13 qershor 2020 | 23:41

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, mbrëmjen e së shtunës ka ndërmarrë një aksion për të inspektuar lokalet e ndryshme nëse po respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për parandalimin e përhapjes së  Covid-19.

Kështu ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, drejtori për Inspekcion Adonis Tahiri.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruar Tahiri, duke ia bashkangjitur këtij postimi disa fotografi ku shihen inspektorati së bashku me policinë duke kontrolluar lokalet.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar për 53 raste të reja me koronavirus të shtunën, ndërsa shtatë persona janë shëruar.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX,…