Pas reagimeve, Qeveria del me deklaratë për dhunën në protestën e PSD-së: Jemi të shqetësuar nga ato pamje

16 korrik 2021 | 22:35

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të aktivistëve të PSD-së në aksionin e sotëm te Ministria e Drejtësisë.

Ata thanë se janë të shqetësuar nga pamjet e dhunës që janë parë sot, duke thënë se tashmë përgjegjësi i këtij operacioni policor është suspenduar derisa IPK-ja ka nisur edhe hetime lidhur me këtë rast.

Qeveria e Kosovës thotë se “në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush”.

Reagimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:

Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gresë Krasniqi, vajza e Jakup Krasniqit i cili po mbahet…