Pas Realit, Daviesin e dëshiron edhe Barcelona
Alphonso Davies është në muajt e fundit të kontratës me Bayern Munchen, derisa disa skuadra janë në garë për shërbimet e tij.
Prej kohësh tashmë dihet interesimi i “Galaktikëve” të Real Madrid, mirëpo ditët e fundit ka dalë një tjetër emër në skenë, me rivalët e përjetshëm të “Los Blancos”, Barcelona që kërkojnë me ngulm transferimin e pistonit të krahut të majtë të mbrojtjes.
“Katalanasit” shihen si më të favorizuar, kjo për shkak edhe të teknikut Hansi Flick, i cili ka punuar më herët me Davies, në kohën kur drejtonte Bayern Munich, teksa në epokën e tij të “Bavarezët” arriti të realizonte edhe sezonin perfekt, duke fituar çdo trofe të mundshëm, e thënë ndryshe plot 6 të tillë.
Në të tilla rrethana, “Galaktikët” e Florentino Perez kanë filluar të mendojnë për të një tjetër lojtar, teksa kanë shprehu haptazi interesimin e tyre për 16-vjeçarin gjeorgjian, Saba Kharebashvili, i cili këtë sezon ka zhvilluar plot 26 sfida në të gjitha kompeticionet, me skuadrën e tij Dinamo Tbilisi.