Pas referendumit për shkarkimin e Bashës, Berisha: Aty ku lind shpresa, lind fitorja

19 dhjetor 2021 | 10:31

Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka dhënë një mesazh këtë të dielë, një ditë pas shkarkimit të Lulzim Bashës në referendumin e thirrur prej tij.

“Mirëmëngjes miq! Aty ku lind shpresa, lind fitorja! sb”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Berisha bashkë me mbështetësit e tij, pas rezultatit shkuan në selinë blu, por nuk arritën dot të futeshin brenda godines.

Berisha ka bërë të ditur se të hënën e 20 dhjetorit do të zhvillohet protesta e parë kombëtare.

Ai u shpreh se qytetarët do të protestojnë përpara Kryeministrisë dhe tubimi do të nisë në orën 16:00.

Ndërsa nga ana tjetër në të njëjtën ditë me referendumin u mbajt edhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha, ndërsa e injoroi rezultatin e referendumit të Sali Berishës ku rreth 44 mijë demokratë votuan pro shkarkimit të tij.

Lulzim Basha premtoi se të dielën do bëhen publike emrat e 5 mijë 4 delegatëve për të hedhur poshtë akuzat se në Pallatin e Kongreseve kishte më pak ulëse se delegatë të deklaruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë pacientë me Covid-19 pozitivë po trajtohen në Shërbimin Spitalor…