Pas reshjeve të borës, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

29 nëntor 2024 | 12:48

Policia e Kosovës u ka bërë apel vozitësve që të kenë kujdes të shtuar në trafik pas reshjeve të borës.

Policia kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen në rrugë.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike reshje të shiut e borës dhe ulje të temperaturave, Policia e Kosovës APELON të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës së sigurisë në mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me ujë e borë”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i…