Pas rezultatit në zgjedhjet lokale, AAK-ja shpall zgjedhjet e brendshme
23 nëntor 2021
| 19:35
Në mbledhjen e sotme të Këshillit Drejtues të AAK-së, është vendosur që zgjedhjet e brendshme të mbahen prej datës 1 dhjetor 2021.
Procesi zgjedhor përfundon më 1 qershor 2022 dhe do të mbahet në të gjitha nivelet dhe forumet e AAK-së.
“Sot Këshilli Drejtues i AAK-së ka shpallur zgjedhjet e brendshme në parti. Duke dëshiruar sukses për të gjithë anëtarët dhe strukturat e Aleancës, uroj zgjedhje të mbara. Jam i bindur që Aleanca pas këtyre zgjedhjeve do të jetë më e organizuar dhe më e konsoliduar se asnjëherë tjetër”, ka shkruar Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.