Pas rikthimit në politikën aktive, Ilir Meta zbulon se çfarë lloj posti do të pranonte
29 shtator 2022
| 18:59
Ilir Meta është shprehur se është rikthyer në politikën aktive dhe këtu nuk e ka përjashtuar edhe çdo pozicion të mundshëm, nga deputet apo edhe ministër edhe kryeministër, ndonëse është ndër të rrallët persona në politikë që i ka marrë të gjitha postet, raportojnë mediet në Shqipëri.
Ai tha se synon çdo lloj pozicioni aktiv në varësi të asaj që do të vendosin qytetarët.
“Çdo lloj pozicioni aktiv, në respekt të votës që qytetarëve shqiptar”, tha Meta.