Pas Romës, Xhakën e dëshiron edhe Leverkuseni

13 qershor 2022 | 15:02

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka ka kontratë me klubin anglez deri në verën e vitit 2024 , por vështirë se do të qëndrojë aq gjatë në Londër.

Emri i tij është lidhur sërish me Romën, me Jose Mourinhon që vjet insistoi gjatë për shërbimet e 29-vjeçarit, ndërkohë që në skenë ka dalë edhe një klub gjerman. Bayer Leverkusen po tenton të rikthejë Xhakën në Bundesliga, aty ku luajti me M’Gladbach në vitet 2012-2016, sipas raportimeve të gazetarit të njohur Ekrem Konur.

“Aspirinat”, që do të luajnë në grupet e Ligës së Kampionëve sezonin e ri, po përgatisin një ofertë për ta marrë lojtarin e kombëtares zvicerane në huazim me të drejtë blerje për një shumë që duhet përcaktuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjakovës por edhe Kosovës i shtohet edhe një agjenci turistike.…