Pas Rrahmanit edhe një tjetër deputet i LV-së kërkon të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit

04 tetor 2022 | 13:41

Thirrjes për ekzekutim të pagave për mësimdhënësit grevistë, i është bashkuar edhe një deputet tjetër i partisë në pushtet, Vetëvendosje.

Deputeti i kësaj partie, Alban Bajrami ka kërkuar që qeveria të bëjë ekzekutimin e pagave si dhe të gjej alternativë për kompensimin e orëve të humbura gjatë mbajtjes së grevës.

Sipas tij, qeveria dhe Ministria e Arsimit duhet të koordinohen me SBASHK-un që të gjejnë konsensus të përbashkët në mënyrë që të bëhet zgjidhja më e mirë për nxënësit.

“Qeveria të merret vesh me SBASHK-un edhe me bashkëpunuar me ministrinë e Arsimit për zëvendësimin e orëve, duhet të ketë koordinim për orët e humbura sepse janë orë të çuara dëm, duhet të kompensohen përmes ditëve të festave ose të gjendet ndonjë mundësi tjetër. Duhet të gjejnë një konsensus qeveria me SBAShK-un dhe me Ministrinë e Arsimit. Pagat duhet të ekzekutohen”, ka shkruar deputeti Bajrami në “Facebook”.

Më herët edhe deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka kërkuar që të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit.

Kujtojmë se edhe deputetët Haxhi Avdyli dhe Jeta Statovci nga Lista Guxo që janë pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, kanë kërkuar që të paguhen mësimdhënësit, pavarësisht se kanë qenë në grevë.

Deputeti i Vetëvendosjes: Pagat duhet të procedohen për të gjithë mësimdhënësit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beqir Letaj, një mësimdhënës nga Komuna e Prizrenit është shprehur…