Pas rritjes së numrit të personave të vaksinuar kundër Covidit, shtohen fluturimet ditore në Evropë
13 qershor 2021
| 16:36
Fluturimet ditore janë shtuar në Evropë, pasi është rritur numri i të vaksinuarve kundër Covidit.
Një gjë e tillë është bërë me dije nga raporti i fluturimeve që është përgatitur nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Fluturimit Ajror (EUROCONTROL).
Sipas të dhënave të fluturimeve të javës së kaluar, numri i fluturimeve ditore në Spanjë është rritur për 32 për qind me 2 182 fluturime, në Itali për 39 për qind me 1 651 fluturime , shkruan “NTV”, përcjell “KK”.
Ndërsa Greqia kishte 833 fluturime, me një rritje prej 49 për qind dhe Gjermania 2 518 fluturime, me një rritje prej 19 për qind.