Pas Rumanisë e Kroacisë tërmeti sonte ka goditur edhe Greqinë
13 shkurt 2023
| 23:44
Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë sonte rreth orës 20:40 me orën lokale, raporton “EMSC”.
Epiqendra ndodhet pranë qytetit të Tivait, 22 kilometra nga Halkida. Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 5 kilometrash.
Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima të mundshme, të lënduar apo dëme materiale.
Kujtojmë se një tërmet i fortë me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur sonte pjesën qendrore të Turqisë, njoftoi Instituti Sizmologjik.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth shtatë kilometra nga qyteti i Goksunit, në një thellësi prej dhjetë kilometrash.