Pas shembjes së ndërtesave në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, Haradinaj paralajmëron masa konkrete

22 prill 2019 | 23:07

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shembjes së dy ndërtesave të hënën, në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.

Ai ka thënë se dy shembjet që kanë ndodhur kanë rrezikuar drejtpërdrejtë jetën e punëtorëve dhe qytetarëve.

Kryeministri ka theksuar se autoritetet janë duke punuar me të gjitha kapacitetet për gjetjen e punëtorit të ngujuar nga gërmadhat e shembjes së objektit në Mitrovicë.

Reagimi i plotë i Haradinajt në llogarinë e vet në “Facebook”:

I shqetësuar me rastet e sotme të shembjes së ndërtesave në Mitrovicë dhe Fushë Kosovë, të cilat kanë rrezikuar drejtpërdrejt jetën e punëtorëve dhe qyetarëve përreth. Këto dy raste, me të drejt nxisin reagimet e gjithsecilit për mënyren dhe kushtet e punës në industrinë e ndërtimit dhe më shumë për përgjegjësinë e Komunave në dhënien e lejeve dhe Inspektoratit në kontrollimin e punimeve.

Të gjithë mekanizmat e përfshirë në këtë sektor duhet të ndërmarrin masa emergjente në përmirësimin e kushteve dhe mënyren e punës.

Në këto momente autoritetet po punojnë me të gjitha kapacitetet në gjetjen e punëtorit të ngujuar nga gërmadhat e shembjes së objektit në Mitrovicë dhe ky aksion nuk do të kalojë pa ndërmarrjen e masave konkrete që ngjarja e sotme të mos përsëritet.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tvklan…