Pas sherrit me këpucë, ‘takohen’ reperet në shfaqjen e modës (Foto)
24 shtator 2018
| 18:02
Reperja Cardi B është rikthyer në syrin e publikut vetëm pak kohë pas zënkës që pati me Nicki Minaj.
Ato kanë kryqëzuar rrugët kur shkuan në shfaqjen e modës në Milano, por nuk ka ndodhur asgjë jashtë parashikimeve.
Cardi B është shfaqur e veshur me koleksionin e ri të vjeshtës nga “Dolce Gabana”, një xhaketë, çizme dhe syze me print tigri. Ajo është ulur në rreshtin e parë pranë Stevie Wonder dhe Liam Payne.
Shenjën që iu bë gjatë zënkës me rojet e Nickit e kishte mbuluar me grim, flokë dhe më pas me syze. Ndërsa Nicki Minaj ka zgjedhur të vishej me firmën “Versace” në një prej eventeve më të mëdha në industrinë e modës.