Pas shfaqjes joshëse në Festivalin e Muzikës, Dua Lipa mahnit të gjithë me pamjen pa makijazh në fytyrë
Ajo u shfaq shumë seksi në Festivalin e Muzikës “iHeartRadio” në Sin City këtë fundjavë. Është fjala për këngëtaren e famshme shqiptare, Dua Lipa, e cila mbante veshur një jumsuite, ku në bel i kishte hedhur edhe një copë tjetër.
Dua ishte e kuruar deri në çdo detaj, nga flokët e deri te make-upi profesional. Por më pas, ajo nuk ngurroi që të tregonte edhe bukurinë e saj natyrore. Të shtunën teksa po shkonte për Nju Jork, Lipa u shfaq pa pikë makijazhi në fytyrë dhe e veshur plot stil.
Ajo është fotografuar në aeroportin JFK, ku mbante veshur një palë pantallona të zeza dhe një xhaketë ngjyrë ulliri. Veshjen e kishte kombinuar me një çantë të madhe shumëngjyrëshe.
Dua gjithashtu ishte kujdesur që të vendoste maskën mbrojtëse kundër Covid-19, duke qenë se masat janë mjaft strikte nëpër aeroporte.