Pas shfuqizimit të reciprocitetit, ShBA-ja kërkon rinisjen e dialogut

07 qershor 2020 | 08:58

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mirëpresin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të shfuqizuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në një deklaratë dhënë për “Radion Evropa e Lirë”, ambasada amerikane në Prishtinë thotë se tani SHBA-ja pret rifillimin e dialogut me Serbinë, që çon në njohje të plotë.

“Mirëpresim vendimin e qeverisë në heqjen e të gjitha masave të ndërmarra kundër Serbisë dhe tani presim që të rinisë dialogu sa më shpejtë që të jetë e mundur. Njohja e plotë është në interesin më të mirë të Kosovës dhe rajonit për të siguruar stabilitet dhe prosperitet ekonomik”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane dhënë për REL.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gazetari shumëvjeçar, Bedri Sadiku, ka kujtuar sot ngjarje dhe personalitete…