Pas shiut, kthehen përmbytjet në Shqipëri

11 shkurt 2021 | 14:37

Që prej mesnatës shirat nuk ndalojnë në krejt territorin e vendit. Lajmet nga Lezha dhe Shkodra janë të frikshme, lumi Buna dhe Drini kanë kaluar shtratin normal në kohë dimri dhe kanë vërshuar fushave e shtëpive duke shkatërruar gjithçka del përpara.

Edhe para se shiu i kësaj dite të shtonte kuotat e nivelit përmbytës, fushat ishin nën pushtetin e ujit që prej javësh, por tani gjendja është bërë katastrofike.

Në Vlorë uji ka pushtuar si përherë këto vitet e fundit qendrën e qytetit, duke e kthyer nga një “Venecia” e qetë në një Venecia që rrezikon gjithçka në Vlorë. Qyteti po pret kryeministrin ti gjejë zgjidhje.

Në akset kombëtare Elbasan-Perrenjas gurët kanë zaptuar rrugën.

Në Fier u dha alarmi para pak çastesh se lumi i zonës po del rrezikshëm nga shtrati e banorët po ikin.

Në Durrës e Fushëkrujë shiu ka “shtëpinë” e tij prej pak vitesh, ndërsa në rrugët e qytetit bregdetar duhen çizme të dalësh në rrugë.

Ndërsa në Tiranë lumi Lana po vjen duke u mbushur me përhershmërinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AGIM VINCA    “Atë që pamë në cikmën e janarit…