Pas shkarkimit, reagon Luma: Në Korenë e Kim Jon Un-it, për këtë arsye të kishin ekzekutu me top

07 shkurt 2022 | 23:56

I shkarkuari nga pozita e drejtorit të Radio Kosovës, Ernest Luma ka reaguar përmes llogarisë së vet në “Facebok”.

Luma ka dhënë dhe arsyen se pse është shkarkuar nga Bordi. Luma ka shpërndarë lajmin e publikuar në klan ku ai kishte dhënë një intervistë në mars të vitit 2021.

Postimi i plotë i Lumës dhe arsyet e shkarkimit të tij:

“Kjo eshte arsyeja e shkarkimit tim.

Mosarsyet i tregoj ne ditet ne vijim.

Ne Korene e Kim Jon Un-it, per kete arsye.te kishin ekzekutu me top. Ketu, me shkarkim.

Kam pshtu lehte! ??

Perndryshe, jam mesu m’u çu e m’u rrëxu qe 100 vjet, me e pa arsye.

Pa merak. Shihemi prape”.

Kjo është intervista e Ernest Lumës në Klan Kosova e dhënë në mars të vitit 2021, që u bë shkak i Bordit të RTK-së që me kërkesë të U.D drejtorit gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj, e shkarkoj nga detyra e drejtorit të Radio Kosovës.

Luma: Lista Vjosa do të ishte një LDD e ditëve të sotme po të mos bashkohej me VV-në

Opinionisti Ernest Luma, është shprehur se partneritet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Vjosa duhet të vazhdojë në mënyrë që të jepet shembull i bashkëpunimit në vend.

“Por as kombinimet tjera nuk do t’i bënin dëm demokracisë as politikave të Vetëvendosjes. Do të duhej që VV ta ketë parasysh kontributin e Osmanit dhe lista e saj ta kenë parasysh fatin që kanë qenë nën ombrellën e VV-së”, ka thënë Luma, njofton Klan Kosova.

lg.php.gifPër të po të mos ndodhte bashkëpunimi, Lista Vjosa, nuk do të dilte më tepër se 10 përqind në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Lista Vjosa do të ishte një LDD e ditëve të sotme, por të mos i bashkohej VV-së. Në vitin 2007 LDD e Nexhat Dacit kishte fituar 10 përqind të votave dhe në zgjedhjet e mëpasme dështoi”.

“Ka qenë fat i madh hyrja e Osmanit nën ombrellën e VV-së dhe Kurtit. Do të ishte fat i keq për të po të mos ishte pjesë e VV-së”.

 https://youtu.be/yCFDXDp60FE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i RTK-së e ka shkarkuar sonte drejtorin e Radio…