Pas shkarkimit, Rikallo merr pozitë në Qeverinë e Serbisë
01 mars 2019
| 13:35
Ish-ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, është emëruar sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë në Qeverinë e Serbisë.
Vendimin për emërimin e Rikalos në këtë post është miratuar nga Qeveria më 27 shkurt 2019.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka liruar atë nga detyra e ministrit më 2 shkurt, ndërsa në vend të tij e ka emëruar Diana Zhiviq, një anëtare e Partisë së Pavarur Liberale (SLS), shkruan “B92”.