Pas shkarkimit vjen reagimi i parë nga Donjeta Sahatçiu – Çfarë po paralajmëron?
05 shkurt 2024
| 22:20
Donjeta Sahatçiu ka reaguar pas shkarkimit nga pozita e nënkryetares në Komunën e Prishtinës, nga kryetari Përparim Rama.
Ajo thotë se një copëz e misionit u arrit derisa paralajmëron diçka: “Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..”.
“Prishtinë deri herën tjetër, faleminderit! ❤️
Një copëz e misionit u arrit. Nga një grua të parë nënkryetare në historinë e Prishtinës, nesër vjen një tjetër grua nënkryetare.
Jehona, në zyre e gjen shenjë këtë mural të qëndisun me shumë dashni: gratë mbështesin njëra tjetrën. Të priftë e mbara, sytë katër! ?
Për të tjera, kemi kohë. Misioni vazhdon..”, shkruan ajo.