Pas shpërthimit në Zubin Potok, KRU “Mitrovica” kërkon nga qytetarët të sigurojnë rezerva të ujit të pijes

29 nëntor 2024 | 21:37

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut, me ç’rast është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Mitrovica’ ka njoftuar se është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes, si pasojë e dëmtimit të një pjesë të kanalit të Ibër Lepencit.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët që të sigurojnë rezerva të ujit të pijes.

“Si pasojë e dëmtimit të një pjese të kanalit të Ibër Lepencit, nga i cili kanal ne furnizohemi me ujë të pa përpunuar, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes. Prandaj, ju lusim që të siguroni rezerva të ujit të pijes. Për çdo zhvillim të ri ne do u mbajmë të informuar.”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Transportit në Britaninë e Madhe, Louise Haigh ka…