Pas shqetësimeve të ngritura nga nxënësit ekskursionist të Gjimnazit “Hamdi Berisha”, reagon kryetari Kastrati
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, pas disa shqetësimeve të raportuar për akomodimin e nxënësve eksursionist të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Shqipëri, kanë nisën një ekip komunal të udhëhequr nga Sabit Berisha, inspektori, Bardhyl Buçaj, Remzi Buçaj dhe kryetarin e Këshillit të Nxënësve, Flamur Berisha, që të shohin nga afër situatën.
Ky komision pasi ka vizituar drejtpëdrejt dhe kanë parë vendakomodimin e nxënësve, cilësinë e ushqimit dhe kushteve tjera higjeniko – sanitare, kanë vërtetuan se gjithëçka ishte sipas standardeve dhe marrëveshjes mes palëve, njëherit edhe nxënësit kur janë pyetur nga ky komision kanë deklaruan se janë të kënaqur më akomodimin, ushqimin dhe te gjitha kushtet e ofruara.
Njoftimi i plotë i komunës së Malishevës:
Shqetësimet e ngritura bënë që urgjentisht Ekipi i Komunës së Malishevës t’i vizitoj nxënësit ekskursionist të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Shqipëri
Pas disa shqetësimeve të raportuar për akomodimin e nxënësve eksursionist të Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Shqipëri, Kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati dhe drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, nisën një ekip komunal të udhëhequr nga Sabit Berisha, inspektori Bardhyl Buçaj, Remzi Buçaj dhe kryetarin e Këshillit të Nxënësve, Flamur Berisha, që të shohin nga afër situatën.
Ata, drejtpëdrejt panë vendakomodimin e nxënësve, cilësinë e ushqimit dhe kushteve tjera higjeniko – sanitare, ku vërtetuan se gjithëçka ishte sipas standardeve dhe marrëveshjes mes palëve, njëherit edhe nxënësit deklaruan se janë të kënaqur më akomodimin, ushqimin dhe te gjitha kushtet e ofruara.