Pas Shqipërisë, Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm
27 nëntor 2019
| 09:21
Një ditë pasi Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ballë, sot tërmeti ka goditur Greqinë.
Epiqendra ka qenë ishulli Kretë, ndërsa lëundjet me magnitudën 6.1, janë ndjerë në orën 08:23 minuta.
Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale apo të lënduar, ndërsa thuhet se ky tërmet është ndjerë në Gjirokastër dhe Sarandë.