Pas shtrëngimit të duarve, Trump e Kim firmosin marrëveshje
12 qershor 2018
| 09:30
Donald Trump dhe Kim Jong-un bënë histori me një shtrëngim dore.
Përballja e shumëpritur e dy kundërshtarëve të mëdhenj që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosas, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës.
Trump dhe Kim nënshkruan një dokument të paspecifikuar, pas një takimi ballë për ballë prej 45 minutash dhe bisedimeve më të gjera midis delegacioneve të tyre në një hotel luksoz në ishullin Sentosa të Singaporit.
Trump e clësoi atë si dokument “shumë të rëndësishëm” dhe gjithëpërfshirës, por refuzoi të japë më shumë detaje, duke thënë se “të dyja palët do të impresionohen me rezultatin”.