Pas shumë diskutimesh kalon Ligji për konfiskimin e pasurisë
23 korrik 2018
| 13:33
Pas disa seancash, në të cilat mungonte kuorumi, Kuvendi i Kosovës, në seancën e së hënë ka kaluar disa projekt-ligje kështu duke përfunduar shumicën e pikave të mbetura të rendit të ditës nga seancat e kaluara.
Ndër projekt-ligjet më të diskutuara ishte edhe votimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-087 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë. Ky ligj ka kaluar në leximin e parë me 71 vota “për”, një abstenim dhe asnjë kundër.
/Epoka e re/