Pas shumë vite stagnim, kanë rinisur punët në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë
31 gusht 2023
| 16:14
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se pas shumë vite stagnim, kanë rinisur punët në shtëpinë e kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.
“Bashkë me kryetarin e komunës Bali Muharremaj u zotuam për përmbylljen e punëve sipas planit dinamik. Me këtë investim të Ministrisë së Kulturës në vlerë 2.7 milionë euro, komuniteti artistik dhe qytetarët e Suharekës do ta kenë qendrën që e kanë merituar përherë”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.