Pas situatave të krijuara në Big Brother, Fifit i del në mbrojtje Blogerja, Argjira Spanca
25 tetor 2021
| 12:08
Këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi, e njohur në publik si Fifi po merr edhe kritika sa i përket sjelljes së saj në Big Brother VIP.
Këngëtarja nga Kosova po kritikohet nga shikuesit e Big Brother VIP në rrjete sociale, për sjelljen e saj me banorët.
Por, asaj në mbrojtje i ka dal Blogerja, Argjira Spanca, e cila është njëra nga mikeshat më të mira të Fifit.
Ajo ka reaguar përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar se këngëtarja ka zemër mjaft të madhe.