Pas skandaleve me grante, Ymeri përmend sloganin “Erdhi dita”
Skandalet e fundit me grante në Ministrinë e Bujqësisë, analisti Visar Ymeri i ndërlidhi me slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2019 “Erdhi dita”.
Sipas tij, ministrat e kryeministrit Kurti po e përdorin metodën e fshehjes përmes gënjeshtrës.
“Skema e Pecit është një prej skemave e përdorur në forma të ndryshme e industri të ndryshme. Këtu e ka gjetë shprehjen, me e plotësu slloganin e VV-së ‘erdhi dita’. Tash Peci ka thënë erdhi dita me i shpërbly tonët, deri tani menxi skemi prit. Jena ba gati I kemi lajmëru me daj e vllazni, ti merri me bujqësi, e ti me diçka. Tash, kur vijmë ne iu nisim bizneset. Janë biznese tëparegjistruara, nisme të bizneseve, ku njeriu e ka pasur veç token, se pastaj ja ka nis biznesit”, tha Ymeri në “Debat Plus”.