Pas Stambollit, tërmeti godet një tjetër zonë e Turqisë

27 prill 2025 | 23:21

Një tërmet i ri me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në Turqi mbrëmjen e së dielës. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur në orën 21:09, ka pasur një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe është regjistruar 44 kilometra në jug-jugperëndim të provincës Elazig.

Vihet re se kjo është një nga provincat që u godit rëndë në vitin 2023, kur ra tërmeti me magnitudë 7.8 Rihter. Sipas informacioneve në faqen e AFAD-it, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 11.31 kilometrash. Ende nuk ka raportime për të lenduar ose dëme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku njihej për mënyrën e tij të thjeshtë dhe…