Pas stërvitjes ShBA-Kore e Jugut, Koreja e Veriut lëshon 8 raketa balistike

05 qershor 2022 | 09:04

Koreja e Veriut ka lëshuar tetë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi drejt detit në brigjet lindore të vendit, një ditë pasi ShBA-ja dhe Koreja e Jugut përfunduan stërvitjet ushtarake të përbashkëta.

Me tetë raketat e lëshuara, Koreja e Veriut theu rekord njëditor për lëshimet balistike, të cilat u lëshuan me radhë për mbi 35 minuta nga katër vende të ndryshme, përfshirë edhe afërsinë e kryeqytetit Phenian.

Raketat fluturuan prej 110 deri në 670 kilometra me lartësi maksimale prej 25 deri në 80 kilometrash, ndërsa arritën shpejtësi prej 3 deri në 6 mach, shkruan “TheGuardian”, transmeton Klankosova.tv.

Lëshimi i tetë raketave është i 18 testim i raketave të Pehnianit veç në vitin 2022, ndërsa javën e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës bën thirrje për më shumë sanksione të OKB-së ndaj Koresë së Veriut për lëshimet e raketave, por Kina dhe Rusia vendosën veton ndaj kësaj thirrje duke hedhur poshtë propozimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shpallur tender për furnizim me ushqim.…