Pas stuhisë në Los Angelos, Eva Longoria shfaqet me bikini, në kërkim të ditëve të nxehta me diell
Eva Longoria u ndje nostalgjike për ditët e nxehta të verës dhe postoi disa foto verore.
45-vjeçarja zgjodhi kujtimet nga shtëpia e saj e pushimit në Meksikë, duke shfaqur trupin e tonifikuar.
Në shkrimin e ‘selfie-s’ para pasqyrës, ajo i kërkon shiut të ikë, shoqëruar me disa ‘emoji’ në formë lutjeje.
Artistja kaloi një pjesë të mirë të verës së kaluar në vendbanimin piktoresk të bregut të liqenit në periferi të Mexico City, së bashku me burrin dhe djalin dy-vjeçar. Miq të tillë të famshëm si Ricky Martin, Victoria dhe David Beckham, Mario Lopez, Melanie Griffith u bënë dëshmitar të momentin kur Eva dhe Pepe i thanë “Po” njëri-tjetrit në dasmën që organizuan në shtëpinë buzë liqenit . Tashmë është bërë destinacioni ku Eva shijon jetën e qetë larg Hollywood-it.