Pas suksesit në Hungari, Osmani ka një porosi për komunitetin e karatesë
Zëvendësministrja në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani ka përgëzuar ekipin e Kosovës për suksesin e arritur në Hungari, derisa ajo pati edhe një mesazh për komunitetin e karatesë në Kosovë.
Numri dy në ministrinë e sportit bëri thirrje që sa më parë të zgjidhen mosmarrëveshjet në Federatën e Karatesë së Kosovës, raporton “Epoka e re”.
“Ky sukses i karateisteve tona është përgjigjja më e mirë për të gjithë komunitetin e karatesë, të cilët e kanë për obligim të bëhen bashkë sa më parë dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet brenda Federatës”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë i Osmanit (pa ndërhyrje):
Çikat tona me sukses historik në karate!
Fortesa, Vlera, Hatixhja dhe Albulena na bënë krenarë duke e ngritur flamurin e Kosovës?? në Budapest të Hungarisë, pas fitores së medaljes së bronztë? në Kampionatin Botëror të karatesë?, në konkurrencën ekipore.
Ky sukses i karateisteve tona është përgjigjja më e mirë për të gjithë komunitetin e karatesë, të cilët e kanë për obligim të bëhen bashkë sa më parë dhe t’i zgjidhin mosmarrëveshjet brenda Federatës.