Pas sulmit ndaj Bylbyl Sokolit, reagon dekani i FEFS-së, Musa Selimi

06 tetor 2018 | 23:27

Të shtunën rreth orës 20:30, është sulmuar trajneri i KF Llapi, Bybyl Sokoli në rrugën “Hajdar Dushi”, pranë banesës së tij në Prishtinë. 

Sokoli është sulmuar nga disa persona të dyshuar, ndërkaq është dërguar për tretman mjekësor. Kjo ka ndodhur pas ndeshjes futbollistike ne kryeqytet në mes Prishtinës e Llapit. Trajneri Sokoli është edhe profesor në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe i Sportit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i dekanit të Fakultetit të Edukimit Fizik dhe i Sportit, Musa Selimi i cili e ka dënuar rastin e turpshëm që i ka ndodhur kolegut të tij, dhe ka pyetur se kush e ka radhën tani pas trajnerit Sokoli?.

Ja postimi i plotë i Selimit në rrjetin e tij social “Facebook”:

Reagim!

Sot u sulmua profesori, trajneri e pedagogu i njohur Bylbyl Sokoli, a thua deri kur do zgjatë kjo gjendje kur nuk ke siguri të kthehesh në shtepinë tënde? 

Ai ka udhëheqë shumë klube me shumë sukses dhe ka edukuar e ngritur shumë lojtare, brenda dhe jashtë Kosovës. Është shqetësuese sulmi ndaj tij!

Kush e ka radhen nesër?

Në emër të FEFS-së, shprehi indinjatën time të thellë për këtë akt mizor që nuk përkon me vlerat universale të sportit.

Qëndro i fortë kolegë i nderuar!

Kariera jote flet më shumë se nje sulm tinzarë.

Sporti po na bën krenarë në vendin tonë të pasigurtë.

Kjo nuk na duhej.

M.S

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurorët në Turqi kanë nisur një hetim për zhdukjen e…