Pas sulmit në Gjermani, Prishtina del me një njoftim të rëndësishëm
21 dhjetor 2024
| 17:41
Pas sulmit me automjet në tregun e kërshëndellave në Gjermani, Komuna e Prishtinës ka dal me një njoftim të rëndësishëm që qytetarët të kenë kujdes të shtuar për sigurinë dhe mirëqenien e përgjithshme.
Ky është apelimi që ka bërë Komuna e Prishtinës:
Apelojmë për vigjilencë dhe bashkëpunim nga të gjithë qytetarët:
- Vëzhgoni rrethinën dhe lajmëroni menjëherë autoritetet për çdo rast të dyshimtë, situatë apo individ që mund të paraqesë rrezik për rendin dhe sigurinë.
- Kontaktet emergjente: Policia e Kosovës – 192 | Zjarrfikësit – 193 | Ndihma e Shpejtë – 194, Qendra Operative Emergjente 0800 122 33 ose 122 44.
- Mos hezitoni të raportoni mjete apo pako të braktisura në hapësira publike.
Lutemi për kujdes të shtuar në hapësirat e mbipopulluara si:
- Sheshet dhe qendrat kryesore të qytetit
- Hapësirat tregtare dhe festive
- Pikat e organizimeve kulturore dhe aktiviteteve të tjera publike.
Rregullat bazë për një festë të sigurt:
- Kujdesuni për sendet personale gjatë lëvizjes në turma.
- Respektoni udhëzimet e organeve të sigurisë dhe sinjalizimet në trafik.
- Mos bllokoni hyrjet dhe daljet e objekteve publike.
Masat që do të zbatohen gjatë festave janë si vijon:
- Rritja e pranisë së forcave të rendit dhe sigurisë
- Patrulla shtesë do të jenë të pranishme në sheshet kryesore dhe zonat me dendësi të madhe të qytetarëve.
- Paralajmërim mbi përshkrimin dhe përdorimin e mjeteve piroteknike
- Kujtojmë qytetarët se përdorimi i mjeteve piroteknike është i rrezikshëm dhe i ndaluar në hapësirën publike.
- Do të ketë kontrolle të shtuara nga organet përkatëse.
- Ndihma e shpejtë dhe shërbimet emergjente
- Te gjitha ekipet Emergjente te Kryeqytetit dhe Policise se Kosoves do të jenë të gatshme 24/7 për çdo situatë të mundshme.
- Thirrje për kujdes të shtuar
- Ftojmë qytetarët të kenë kujdes të veçantë ndaj fëmijëve dhe të moshuarve në turmat e mëdha.
Si gjithmonë, mirëqenia e Kryeqytetit tonë është përgjegjësi e përbashkët. Duke qëndruar të kujdesshëm dhe të bashkëpunueshëm, festat tona do të jenë më të sigurta dhe më të gëzueshme për të gjithë.