Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit, Rizvanolli thotë se ka rifilluar furnizimi me ujë

01 dhjetor 2024 | 11:05

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë tme dije se ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së jugut, veriut dhe Zveçanit.

Pas sulmit me eksploziv që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepencit, Rizvanolli ka thënë se furnizimi me ujë është duke u kthyer në normalitet.

“Furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanal të Ilbër Lepencit po kthehet në normalitet! Mbrëmë në orët e vona ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit. Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furnizimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit!”, ka shkruar Rizvanolli në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Departamentit për Diasporë i Partisë Demokratike të Kosovës,…