Pas takimit me djalin flet babai. Tregon se ku qëndroi Pali dy ditë

14 dhjetor 2017 | 09:25

Pal Hiseni tashmë ka mbërritur në shtëpinë e tij në Gjakovë. Një emocion i paparë për familjen e 15-vjeçarit që ishte zhdukur që nga dje.

Babai i tij, Nik Hiseni, në një bisedë me Magazina.al ka treguar se dali i tij ka qëndruar në Fushë Kosovë, por nuk ka dhënë detaje tjera, duke qenë se Pali ndihet ende i stresuar pasa asaj që ka ndodhur.

I pyetur nga Magazina.al se a ka arritur ta kuptojë se cila ka qenë arsyeja pse Pali ka munguar që nga dje, babai i tij ka thënë se djali ende është i stresuar dhe i lodhur, prandaj e tëra që i duhet është qetësia në ambientin e ngrohtë familjar.

Pos Policisë, një falënderim të veçantë familja Hiseni ka për mediet që ndihmuan në gjetjen e djalit të tyre 15-vjeçar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy…