Pas takimit me abasadorët e QUINT-it, Kurti flet për dialogun edhe me Borellin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.
Sic thuhet në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit, Kurti me diplomatin spanjoll kanë biseduar për procesion e dialogut dhe përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes mes Kosovës me Serbisë, me njohjen e ndërsjellë në qendër.
“Kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, kjo telefonatë vjen pas takimit të kryeministrit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atë të Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë dhe Italisë (QUINT) dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në takim u diskutua për zhvillimet në vend, procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për çështjet aktuale, me theks te energjia dhe vendimi i Qeverisë për targat të veturave.
Ditëve të fundit është përfolur shumë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë është shumë afër, madje ajo është “çështje javësh, e jo vitesh”.