Pas takimit me amerikanët, Haradinaj ngjitet në bjeshkët e Belegut
09 mars 2019
| 16:27
Kryeministri i Kosovws Ramush Haradinaj pas takimit që ka pasur me nënsekretarin politik të SHBA-ve, David Hale është ngjitur në bjeshkët e Belegut.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është për admirim që çdo ditë e më shumë takon dashamirë të skijimit dhe sportit.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Bashkë me shumë qytetarë, në bjeshkën e bukur të Belegut, pamë nga afër garën e skive “Kupa e Gjeravicës 2019”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës. Është për admirim, që çdo ditë e më shumë takojmë dashamirë të skijimit dhe sportit në përgjithësi.
/Epoka e re/