Pas takimit me Kurtin, këshilltarët e Merkelit dhe Macronit i shkojnë Thaçit në zyrë

10 mars 2020 | 10:57

Këshilltari kryesor i kancelares gjermane, Angela Merkel, Jan Hecker dhe ai i presidentit francez, Emmanuel Macron, Emmanuel Bonne janë duke u takuar me presidentin Hashim Thaçi.

Paraprakisht, Hecker dhe Bonne janë takuar edhe kryeministrin Albin Kurti.

Në ndërkohë, këshilltari i presidentit francez Emmanuel Bonne, ka thënë se i kanë sjellë Kurtit “mesazh të veçantë”, por pa specifikuar çfarë mesazhi.

“Natyrisht se i kemi sjellë mesazh të veçantë, për këtë arsye kemi ardhur të bisedojmë me të”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhje ku do…