Pas takimit me Osmanin, Escobari dhe Lajçaku i shkojnë në zyre Kurtit
24 gusht 2022
| 16:03
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Gabriel Escobar, së bashku me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak, kanë shkuar në qeveri për takim me kryeministrin e Albin Kurti.
Së bashku me Escobarin dhe Lajçakun është edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier.
Takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun do të zhvillohet pas takimit të këtyre dy të fundit që kanë pasur më herët me presidenten Vjosa Osmani.
Kujtojmë se kjo vizitë e Escobarit dhe Lajçakut në Kosovë dhe takimet e tyre me liderët shtetëror, po ndodh pak ditë pas takimit në Bruksel në mes të mes Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.