Pas takimit me Osmanin, Lajçaku i shkon Kurtit në zyrë
30 janar 2024
| 15:51
Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, emisari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun në mews të Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka nisur takimin me kryeministrin Albin Kurti.
Ndërsa më vonë, ai pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, njëherit shef i ekipit negociator të Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Para vizitës në Prishtinë, ai të hënën qëndroi edhe në Beograd, ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por edhe shefin e ekipit negociator të palës serbe, Petar Petkoviq, me të cilët diskutoi për “hapat e ardhshëm” në procesin e dialogut nën ndërmjetësimin dhe kujdesin e BE-së.