
Pas takimit me Osmanin, Von Der Leyen pritet në takim nga kryeministri Kurti
26 tetor 2024
| 13:01
Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi i Von der Leyen me Kurtin është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë, ndërsa paraprakisht presidentja e KE-së ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani me të cilën kanë mbajtur edhe një konferencë për media.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori.