Pas taksave nga ShBA-ja, eksportet e Kinës pësojnë rënie
Eksportet e Kinës kanë rënë më shumë se që është pritur në muajin prill, ndërkohë që importet janë rritur. Këto numra vijnë para bisedimeve kruciale mes ShBA-së dhe Kinës sa i përket tregtisë.
Ekonomitë më të forta të botës do të përballen në një takim historik në Uashington këtë javë, pas disa muajve të dështimeve në negociata.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka treguar këmbëngulësinë e tij, duke vënë tarifa të dyfishta në raport me prodhimet kineze.
Lufta tregtare ka prishur lidhjet ekonomike në mes të dy vendeve.
Në prill, eksportet e Kinës përgjatë Oqeanit Paqësor kanë rënë me 13.7 për qind krahasuar me një vit më parë. Ndërsa importet nga ShBA-ja kanë rënë 25.7 për qind. Këto janë të dhënat nga administrata kineze e doganave.
Tregjet botërore janë goditur këtë javë si arsye e shqetësimeve të investitorëve. Kjo si pasojë e mosarritjes së marrëveshjes javën e kaluar mes dy shteteve.
Negociatorët amerikanë kanë akuzuar Pekinin se i është kthyer pikës së fillimit pas muajve të negociatave. Gjithashtu edhe i ka akuzuar kinezët për vjedhje të teknologjisë amerikane dhe reduktimin masiv të subvencioneve kineze.
Analistët ka thënë që nëse kërcënimet e Trumpit bëhen realitet do të ndryshohen politikat ekonomike botërore.
Ata kanë theksuar se në rastin më të keq ekonomia amerikane do të pësonte recension dhe do të kishte rritje masive në ekonominë kineze.