Pas taksës 100 për qind, Limaj vizitoi pikën kufitare në Merdare
27 nëntor 2018
| 19:26
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka vizituar të martën pikën kufitare në Merdare.
Limaj ka vëzhguar nga afër punët atje dhe sfidat me të cilat po përballën zyrtarët policorë në përmbushjen e detyrave.
Në disa fotografi të postuara në llogarinë e Nismës në “Facebook” shihet Limaj duke biseduar me zyrtarët policorë në këtë pikë.
Qeveria e Kosovës i ka vendosur Serbisë taksë 100 për qind për produktet që vijnë nga ky shtet duke reduktuar kështu në mase të madhe hyrjen e mallrave serbe në Kosovë.
Qeveria poashtu ka marrë vendim që në Kosovë të mos futet asnjë produkt që nuk respekton emërtimin kushtetues të Kosovës.