“Pas të hënës, vjen e marta”, Mushkolaj ironizon pas shtyrjes së gjobave për veturat me targat ilegale
20 nëntor 2022
| 18:55
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas vendimit për shtyrjen për 1 ditë të shqiptimit të gjobave për veturat me targa ilegale serbe.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se për merakli të dialogut nuk është asgjë shtyrja për një ditë afati për veturat me targa ilegale.
“Pas të hënës, vjen e marta”, ka shkruar me ironi Mushkolaj, duke iu referuar deklaratës që e kishte bërë ditë më parë zv/kryeministri Bislimi.
Postimi i tij i plotë:
Sen s’është për marakli të dialogut shtyrja për një ditë e afatit për veturat me targa ilegale. Pas të hanes, vjen e martja.