Pas tërheqjes së disa trupave ruse, ndryshon çmimi i naftës
Çmimi i karburanteve ka rënë nga niveli më i lartë në shtatë vitet e fundit për gati 2.5 për qind në mëngjesin e së martës, pasi Rusia ka thënë se disa trupa të saj në kufirin me Ukrainën do të kthehen në bazat e tyre.
Çmimi në bursën amerikane për naftë të papërpunuar, WTI, ka rënë për 2.7 për qind në 92.88 dollarë për fuçi, pas shenjave për uljen e tensioneve, shkruan “BBC”.
Vlera e aksioneve gjithashtu ka shënuar rritje në bursën e Londrës. “Kriza Rusi – Ukrainë e ka vendosur tregun e energjisë në alarm të lartë për pengesa të mundshme ndaj furnizimeve ruse të energjisë”, ka thënë Stephen Brennock nga kompania për ndërmjetësim në shitjen e karburanteve, “PVM”.
Çmimi i arit, që vlerësohet si aset i sigurt në kohë të brishta, ka rënë për 0.5 për qind.